KreuStil Jetese

Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë; Pacientja rezulton pozitive me Covid-19; Izolohet stafi mjekësor

Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë; Pacientja rezulton

Një tjetër rast është konfirmuar me covid 19 në Lezhë.

Pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës është mbyllur pasi një paciente e shtruar në këtë pavion ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Pacientja ishte e shtruar në pavion e ortopedisë ku i është nënshtruar një operacioni dhe ndonëse simptomat nuk kanë qenë të dukshme se mund të jetë e prekur me covid 19, m me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitive.

Ajo ka qëndruar disa ditë në pavion ku mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë si masë mbrojtëse dhe parandaluese e përhapjes së koronavirusit nëse ata mund të jenë infektuar për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me pacienten.

Atyre iu janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve të analizave që kryen në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF