KreuCelebrity

Refuzoi ambulancën që të ndihmonte të tjerët, vdes i vetëm bankieri “ i shëndetshëm”!  

Edhe pse kishte simptoma të koronavirusit, refuzoi të telefonte ambulancën me argumentin se mund të ishin “shumë të zënë duke u kujdesur me njerëz të tjerë”. Bankieri që gëzonte shëndet të plotë, Tim Galley nga Wellsi ndërroi jetë pasi gjendja e tij u përkeqësua papritur. Kur nisën simptomat, ai u vetëizolua duke u shkëputur nga partnerja, Donna Cuthbert.

Sëmundja nisi vetë, me një “gudulisje të vogël në fyt|”, e cila më vonë u përkeqësua. Në Britaninë e Madhe regjistrohen aktualisht më shumë se 9,500 të infektuar me koronavirus dhe 465 të vdekur. E dashura e tij tha se 47-vjeçari filloi të kishte ethe dhe se vendosi që të mos shkonte në punë. Ajo e kishte të pamundur që të shkonte dhe ta shihte sepse ai vendosi që të qëndronte I vecuar.

“ Donte të më mbronte dhe unë nuk mundesha që të shkoja e ta vizitoja”, u shpreh ajo. Mamaja e tij tha se : “po përkeqësohej vazhdimisht ndaj i kërkova që të telefononte një ambulancë, por ai vazhdonte të më thoshte se ishte mirë, se ishte u fuqishëm dhe se ata do të ishin tepër të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF