KreuCelebrity

U dashka patjetër vaksina, virusi mund të bëhet ciklik!!!

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse nuk bëhen përgatitje të mjaftueshme për ta parandaluar.

Ai i bëri komentet të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se provat që virusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet me stinën po shfaqen në hemisferën jugore, thote VOA.

“A do të kthehet kjo ndoshta në diçka ciklike, sezonale? Gjithmonë kam shprehur mendimin se kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Sepse kemi filluar të shohim në Afrikën Jugore dhe në vendet e hemisferës jugore, shfaqjen e rasteve me koronavirus, raste që po shfaqen ndërsa këto zona kalojnë në stinën e tyre të dimrit,” tha eksperti imunolog. Fauci shtoi se mundësia e rikthimit të virusit e bën më të rëndësishme se kurrë që studiuesit të vazhdojnë të punojnë për një vaksinë të re, për të qenë të përgatitur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF