Urdhëri i Psikologut vë në dispozicion 80 psikologë për t’ju ardhur në ndihmë, falas!

Teksa Shqipëria ka hyrë në javën e tretë të izolimit në shtëpi, specialistët e shëndetit mendor shprehen se kjo mund ta shkaktojë ankth e depresion tek njerëzit, që nuk lidhet vetëm me frikën ndaj Covid-19, por edhe si pasojë si distancimit social brenda katër mureve në shtëpi.

Urdhëri i Psikologut ka marrë një nismë tejet solidare, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptar, nëpërmjet ndihmave të specializuar nga psikologët.


Presidentja e Urdhërit të Psikologut Valbona Treska, nëpërmjet një lidhje Skype në programin “Shqipëria live”, tregoi se janë angazhuar
80 psikologe në të gjithë Shqipërinë që ofrojnë sherbime online pa pagese, për të gjithë ata që ndjejnë se kanë nevojë për mbështetje psikologjike këto ditë.

Gjithçka që duhet të bëni është që të aksesoni faqen e urdherit te psikologut, nga ku mund të gjeni numrat e 80 psikologëve.Tresa u shpreh se orari i telefonatave është vendosur nga ora 10:00-12:00 si dhe 17:00-19:00. Valbona tha se ka pasur rreth 100 telefonata në ditë dhe grupmoshat që telefonojnë janë nga 20-45 vjeç. Një fakt tjetër interesant është se kanë qenë meshkujt ata që kanë telefonuar më shumë për të marrë shërbime të specializuara psikologjike.

Previous ArticleNext Article