KreuBusull

Arjan Harxhi, në vijë të parë në luftën me Covid-19; bashkëshortja Erjona Shehu: Nuk i kemi thënë kurrë mos shko!

Në një marrëdhënie mes dy mjekëve, të dy e njohin mirë sakrificën e profesionit që përveçse s’ka orar, kontakti i shpeshtë me të sëmurët shpesh rrezikon edhe jetën e vetë mjekëve.

Erjona Shehu dermatologe e njohur dhe Arjan Harxhi mjek infeksionist i njohur përveçse ndajnë të njëjtin profesion ndonëse në profilizime të ndryshme; prej vitesh ndajnë bashkë edhe jetën si bashkëshortë.

Në këto ditë pandemie, doktor Harxhit i duhet të jetë çdo ditë pranë pacientëve të infektuar me Covid-19, duke rrezikuar ashtu si edhe kolegët e tjerë, jetën e tij.


Nëpërmjet një lidhje në Skype për Report Tv, dermatologia Erjona Shehu tregoi se si po e përjeton familja; dy fëmijët dhe prindërit e bashkëshortit, faktin që Harxhi ështē çdo ditë në vijën e zjarrit në luftën kundër Covid-19.


“Të gjithë profesionistët të të gjitha fushave që sot janë në punë janë të rrezikuar, mjekët i kanë më të mëdha mundësi për riskun. Nuk është hera e parë që bashkëshorti im apo kolegët e mi përballen me këto situata. Kur ishte epidemia e gripit të derrit bashkëshorti im u sëmur e mori virusin nga pacienti u vetëiozolua në shtëpi se në spital nuk kishte vende.  Kanë pasur të gjithë incidentet me pacientët. Ajo që duhet të kemi parasysh është të mos i konsiderojmë mjekët heronj vetëm në këto ditë, por përmes këtyre ditëve të kuptojmë peshën e madhe që ata mbajnë. COVID-19 është shumë i zhurmshëm, por mjekët përballen përditë me të tilla situata. Në asnjë moment as vajzat e mia, as unë, as prindërit e bashkëshortit im nuk i kanë thënë kurrë mos shko në punë, as e kemi menduar ta themi, ata punojnë dhe e bëjnë me shumë dëshirë dhe përkushtim këtë gjë”, u shpreh mjekja Erjona Shehu.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF