KreuStil Jetese

Iu përmend emri në emision/ Aida Shtino i kundërvihet Arbana Osmanit dhe “Dua të të bëj të lumtur”

Gazetarja e njohur Aida Shtino nuk është ndjerë aspak mirë kur ka dëgjuar t’i përmendet emri në njërën nga puntatat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Prezantuesja e ”Njerëz të humbur” i referohet rastit të 14 Marsit kur një burrë gjeti dhe takoi për herë të parë pas shumë vitesh nënën e tij biologjike.

“As Aida s’ma gjeti nënën, ti ma gjete”- tha i ftuari në emision, fjali kjo që ka prekur Shtinon duke e detyruar të reagojë ashpër përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se zotëria në fjalë as nuk ka qenë ndonjëherë në emisionin e saj.

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”

E prekur nga ajo që e ka quajtur përbaltje të punës së saj 11-vjeçare dhe arritjeve në gjetjen e mbi 1600 personave të humbur, gazetarja e njohur kritikon emisionin e Arbana Osmanit në Top Channel për mosrespektim të etikës dhe ndjenjave njerëzore.

“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shkruan Aida.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF