KreuStil Jetese

Ndërron jetë pak pas mbërritjes në spital, shënohet viktima e 7 nga COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë pak pas mbërritjes në spital, shënohet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmjen e së enjtes se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një paciente e moshës 85-vjeçare.

E moshuar nga Tirana është viktima e shtatë nga COVID-19 në Shqipëri dhe mësohet se ka mbërritur në spitalin infektiv, gjatë pasdites në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve, pacientja vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk mundi të mbijetonte.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF