KreuBusull

Nuk ka asnjë plan(et) B – nga Blerina Ruka

Nuk ka asnjë plan(et) B – nga Blerina Ruka

Nga Montreal Blerina Ruka

Në kohën kur duket se bota i është gjunjëzuar fuqisë së Coronavirusit, askush s’mund të ishte larg këtij përjetimi. Sot kur e gjithë media vizive, e shkruar, online e të gjithë mundësitë e informimit kanë refren Covid-19, frika dhe paniku janë ndjesitë e para që po përjetojmë. Përpos gjithë zvarritjes së lajmit se cila është prejardhja e virusit, rrisqet e infektimit, kohëzgjatja e saj dhe padurimi ynë për të qendruar të izoluar, duket se e kanë bërë më konfuze situatën.
Kështu kemi nxituar të hapim faqet e librave të shenjtë, Kuranit apo Biblës, për të parë a kemi qenë të paralajmëruar më parë, kemi shfletuar historinë për të ditur sa herë njerëzimi ka përballuar epidemi të tilla, a ka koecidenca apo se cila ka qenë fatura që kemi paguar.

Askujt s’ia kish marrë mendja se në këtë kohë kur vëmendja më e madhe i ishte kushtuar zhvillimit, teknologjisë, ideve notative dhe çdo përmirësimi larg aktualitetit, pa e kuptuar jemi dëshmitarë të një fakti kaotik.
Në Shqipëri politika gjendet përballë një mosbindje civile, në Italinë fqinje bilanci tragjik po njeh rritje të frikshme çdo ditë, Franca dhe Gjermania për veç popullit kanë izoluar edhe marrëdhëniet rajonale, Londra “u nënshtrua” vetëm pas protestës së qytetarëve se pasiguria ishte më e lartë seç po e shiste politika, e kështu, kaosi zgjeroi shtratin e tij në pjesën më të zhvilluar të Europës.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbyllen kufirin për një periudhë të caktuar vetëm duke ruajtur marrëdhënie tregtare.

Prej mëse10 ditësh shkollat dhe një pjesë e konsiderueshme e institucioneve publike e private në Montreal po kalojnë në një paralizë të plotë. Tashmë po aplikohet mësimi online dhe qeveria provinciale ka ndërruar disa herë njoftimet se rikthimi në jetën normale mund të zgjasë edhe më shumë seç është paralajmëruar.
Qyteti ka ditë që është kthyer në fantazëm, se njerëzit dhe qytetarët i janë bindur prej fillimit thirrjes së instancave përkatëse, ndoshta edhe pas njoftimit se vete çifti kryeministror rezultoi pozitiv ndaj virusit. Provincat i janë bashkuar njëra-tjetrës Gjendjes së Emergjencës, që pandemia e shkaktuar të mos përhapet ende.

Përpos gjithë polemikave për t’i gjetur identitetin këtij virusi, edhe këtë herë shkenca dhe teologjia ecin në drejtime të kundërta. Mikrob laboratorik apo dënim i ardhur nga Perëndia, por një gjë është e sigurtë se shpresën e kemi lënë në dorë të të dytit. Njeriu është në mezipritje të antivirusit, aplikimit dhe rezultatit, tashmë asgjë nuk ka afat të mirëmenduar.
E vërteta e trishtë është se gjithçka do të jetë ndryshe edhe kur kjo histori të marrë fund. Fundi i saj është një tjetër e paparashikuar tanimë, por pasojat e saj janë mëse të ndjeshme. Historia do të marrë një kthesë tjetër edhe kur ne të besojmë se kjo erdhi nga Zoti apo ne ishim autorë të nje tjetër masakre që iu bë Tokës. Duket se plan tjetër nuk ka, ne duhet domosdo të shtregojmë fort planetin tonë ashtu si ka mbetur, aq sa ka mbetur.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF