KreuCelebrity

Papa, lutje drithëruese në mesin e koronavirusit: “Zot, mos na braktis”!!!!

Në Itali, bilanci I vdekjeve nga koronavirusi sa vjen e rëndohet, duke e kthyer atë në vendin më të prekur të blotës prej kësaj sëmundjeje të pabesë. Përballë vuajtjeve që ka shkaktuar Covid 19, Papa Francesk zgjodhi të bënte dicka të rrallë: të dilte nga skema e lutjes Urbi e Orbi vetëm dy herë në vit, sic e njeh tradita shekullore e Kishës Katolike ( Për Krishtlindje e Pashkë), dhe të përcillte një mesazh për të gjithë globin në këtë kohë të vështirë ,shoqëruar kjo me bekimin e tij.

“ Të lutemi Zot, mos na braktis përballë stuhisë”, tha Papa argjentinas.  “ Në këto kohë duhet të kërkojmë forma të reja mikpritjeje, vëllazërie dhe solidariteti. Askush nuk shpeton i vetëm”, shtoi ai, ndërsa fliste në sheshin e boshatisurs të Shën Pjetrit.

Përpara pak kohësh, u dyshua se dhe vetë Francesku mund të ishte prekur nga sëmundja, por testi doli negativ.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF