KreuBusull

Shënohet viktima e tetë nga Koronavirus në Shqipëri!

Shënohet viktima  e tetë nga Koronavirus në Shqipëri!

Pak çaste më parë një 66 vjeçar nga qyteti i Fierit ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

I ndjeri ishte shtruar në Infektivin e Tiranës prej dy ditësh, por organizmi i tij nuk mundi dot të vazhdonte luftën me virusin vdekjeprurës.

66 vjeçari nga qyteti i Fierit, vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale.

Aktualisht në vendin tonë janë 174 persona të infektuar me Covid-174 si dhe 8 viktima.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF