KreuFashion

Recetë: Tortë me kos të ëmbël dhe nutella

Nga Elira Çanga

Përbërësit
180 gr biskota të zakonshme
100 gr gjalpë
250 ml kos i ëmbël
200 ml pana
100 ml nutella
100 gr lajthi te pjekura

Biskotat i thërmojmë në mikser dhe i bashkojmë me gjalpin e shkrirë (në mikrovalë ose banjomari). I shtrojmë në një tavë të thellë ose në një formë keku që hapet. I pjekim për 5-6 min dhe pas ftohjes i vendosim në frigorifer. E lëmë për dy orë të ftohet. Ndërkohë, rrahim panën dhe i shtojmë kosin e ëmbël; vazhdojmë t’i rrahim edhe për pak dhe në fund shtojmë në këtë masë lajthitë e thërmuara e të pjekura. Përzierjen e vendosim mbi masën e biskotave në formë dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 3 orë. E zbukurojmë tortën me nutella sipër (shirita në formë rrethore) si dhe lajthitë sipas dëshirës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF