KreuStil Jetese

2 vite pas divorcit, çifti i njohur i jep një tjetër mundësi martesës së tyre

Shia LaBeouf dhe ish-bashkëshortja Mia Goth janë fotografuar në disa momente intime këtë javë, thuajse 2 vite pasi i dhanë fund martesës së tyre.

Ish-bashkëshortët, që janë kapur mat nga paparazzi duke shkëmbyer puthje në Pasadena, Kaliforni të premten, duket se konfirmojnë kështu zërat e ribashkimit pasi mbajnë në gishta edhe unazat e martesës.



Në mesin e pandemisë globale të koronavirusit, aktori 33-vjeçar dhe partnerja e tij 26-vjeçare nuk nguruan të shkëmbenin një puthje në park.

Kjo vjen pak javë pasi LaBeouf u fotografua me unazën e martesës në Academy Awards, duke nxitur zërat se divorci i dyshes mund të ishte ‘anulluar’ dhe se ata kishin vendosur t’i jepni dashurisë së tyre një tjetër mundësi.

Shia dhe Mia janë takuan në sheshxhirimin e “Nymphomaniac” në 2012 dhe kanë pasur një marrëdhënie të paqëndrueshme.

Në korrik 2015, Shia u dëgjua duke thënë në një klip të publikuar nga Entertainment Tonight se ‘do ta kishte vrarë’ të dashurën e tij Mia, pas një sherri me të.

Aktori amerikan dhe aktorja britanike u martuan në 10 tetor 2016 në një ceremonie në Las Vegas.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF