KreuStil Jetese

Barbara d’Urso e prekur nga gjesti i 30 mjekëve shqiptarë: “Jam e emocionuar…popull i mrekullueshëm”

Barbara d’Urso një ndër gazetaret ikonë të televizionit italian nuk i ka fshehur vlerësimet maksimale dhe emocionet e misionit solidar të Shqipërisë, që vetëm pak ditë më parë dërgoi në vendin fqinj 30 mjekë dhe infermierë për të dhënë ndihmën e tyre në përballjen me Covid-19.

Gjatë emisionit të saj të së dielës “Live- Non e la d’Urso”, gazetarja ka pasur një lidhje telefonine me ish-ministein e brendshëm Matteo Salvini, i cili ka nisur bisedën me falenderimin personal që i ka dërguar kryeministrit Rama dhe mirë johjen për popullin shqiptar.

E kisha ndërmend ta thoja edhe unë këtë”,- e nisi d’Urso komentin e saj.

Dua t´i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha një shprehje: “ne jemi të varfër, por nuk kemi memorie të shkurtër”. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare.

Ndërkaq gjatë emisionit si d’Urso si Salvini kanë thumbuar edhe Europës për mungesën e ndihmave ndaj Italisë që eshtë goditur më rëndë nga Covid-19.

Kështu është Barbara, fjala Europë vjen nga bashkimi, por kur vjen puna tek nevoja, ndihmat vijnë nga Shqipëria dhe Venezuela. Askush tjetër nuk ndihet.”- tha Salvini.

Gjesti i qeverisë shqiptare dhe dërgimit të ekipit tonë mjekëro ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa është vlerësuar maksimalisht edhe nga figurat më në zë të Italisë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF