Covid-19 i merr jetën stilistes së njohur!

 

E lidhur me ngjyrat dhe bukurinë e tokës së saj, Jenny Polanco, e lindur në vitin 1958, ishte ndër projektuesit më të rëndësishëm të skenës së modës në Amerikën e Jugut, duke sjellë krijime haute couture të rrënjosura thellë në traditën Domenikane.

Stilistja u infektua me Covid-19 pas një udhëtimi në Madrid në fillim të marsit. Fatkeqësisht 62 vjećarja ndërroi jetë në spitalin Santo Domingo për shkak të komplikimeve nga virusi.

Me butikët në Madrid dhe Manhattan, Jenny Polanco ishte një nga të paktët dizajnerë të Amerikës së Jugut që ka kapërcyer kufijtë kombëtarë.


Polanco ishte një pjesëmarrêse e rregullt e Javës së Modës në Miami dhe ishte e njohur për pasjen detajeve të punuara me dorë në krijimet e saj duke i bërë homazhe trashëgimisë Dominikane.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article