KreuCelebrity

Drake, publikon për herë të parë djalin që ka me aktoren e filmave porno!

Në vitin 2017 artisti i njohur amerikan u bë baba nga një flirt me aktoren e filmave për të rritur Sophie Brussaux.

Për një farë kohe Drake nuk e pranoi një fakt të tillë, ndonëse testi i atësisë tregoi se vogēlushi Adonis është djali i tij biologjik.

Për rreth 8 muaj artisti e mbajti të fshehtë lajmin se është bërë baba, dhe për herë të parë ai postoi foton e tē voglit kur ishte 8 muajsh, por pa treguar portretin.


Ndërsa sot kur Adonis është dy vjeç e gjysmë, babai krenar ka postuar për herë të parë fotot e të birit, i cili ështe një djalosh i ëmbël me flokë kaçurrela dhe sy të shkruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF