KreuCelebrity

Kur e zuri, kur e la: princi Charles shërohet nga koronavirusi!

Më 25 mars u mësua se nga koronavirusi ishte prekur dhe princi Charles i Anglisë. Por sot, pesë ditë më vonë, mbërriti lajmi befasues: trashëgimtari i fronit e ka marrë veten plotësisht dhe ka dalë nga izolimi!

Gjatë kësaj periudhe, princi kishte qëndruar i mbyllur në rezidencën e tij në Skoci. Duke qenë se ditët e fundit përpara se të mësohej infektimi kishte qenë shumë i ngarkuar me pjesëmarrjen në evente publike, nuk u arrit të mësohej qartë se nga e kishte marrë sëmundjen. Por ndërkohë lajmi i mirë ishte se ai nuk infektoi mbretëreshën 93 vjecare, e madje as të shoqen, Camilla-n.

Në njoftimin e bërë nga familja mbretërore, thuhej se 71 vjecari është shëruar plotësisht, e dëshmuar kjo nga rezultati i testeve. Një ditë më parë u mësua se dhe aktori i famshëm hollivudian Tom Hanks dhe e shoqja Rita Wilson janë shëruar nga Covid 19.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF