KreuCelebrity

Sharon Stonë për dërgimin e mjekëve shqiptar në Itali: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri!

“Shqiptari është si ai miku i mirë e i varfër, që edhe qindarkën e fundit që ka në xhep, e ndan me ty”; kështu e ka quajtur njē qytetar italian gjestin e dërgimit të 30 mjekëve shqiptar për t’u ardhur në ndihmë kolegëve italianë.

Në fakt bluzat e bardha që fluturuan drejt Italisë, në një kohë kur çdo shtet që ndodhet ne luftë me Covid-19 ka shumë nevojē për ta, u vlerësua si një gjest tejet zemërgjerë edhe nga mediat më prestigjoze shqiptare.

Së fundmi jo pak ka surpziruar edhe ylli i Hollywood, Sharon Stone, e cila ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën ndaj Italisë në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet njē postimi në instastory, ikona e kinematografisë ka publikuar njē foto të shqiptarëve nga eksodi i vitit 1990, kur Italia u hapi dyert dhe në postim Stone shkruan:

“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër”

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF