KreuBusull

Tragjike! I shqetësuar për krizën e Covid-19, ministri i Financave në Gjermani vetëhidhet në shinat e trenit!

Një ndër emrat kyç në ekonominë e shtetit gjerman, Thomas Schafer ka ndërmarrë një akt të tmerrshëm vetëflijimi, duke u hedhur në shinat e trenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (29 mars)  në qytetin Hochheim pranë Frankfurt kur politikani është gjetur i shpërfytyruar si pasojë e dëmtimeve të rënda, në një stacion treni.

Mediat gjermane raportojnë se shkak i vetëvrasjes së ministrit ka qenë shqetësimi i thellë që 54 vjeçari ka patut për krizën ekonimike që pritet të shkaktojë Covid-19 në Gjermani.

I ndjeri ka lënë një letër, por që ende nuk është bërë publike.


Thomas Schafer ishte Ministër i Financave të Gjermanisë për gati 10 vjet dhe ka qenë aktiv në politikë për më shumë se dy dekada.

Ministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF