KreuStil Jetese

Mesazhi i Lamtumirës/ Harry dhe Meghan i flasin botës; nga sot heqin dorë nga detyrat mbretërore

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë postin e tyre të fundit përpara se të tërhiqen nga detyrat mbretërore

Princi Harry, 35 vjeç dhe Meghan Markle, 38 vjeç, do të heqin mbretërinë nga titujt e tyre duke nisur nga sot.

Çifti, për të cilin thuhet se po jetojnë në Malibu me djalin e tyre Archie 10-muajsh, premtuan të vazhdojnë punën e tyre bamirëse në prapaskenë.

Ata zbuluan se po përqendrojnë ‘kapitullin e ri për të kuptuar se si të kontribuojnë më mirë’

Postimi, i cili kishte mbyllur komentet, tërhoqi mijëra pëlqime brenda pak minutash.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në llogaritë e tyre, ata inkurajojnë ndjekësit të qëndrojnë të fortë dhe pozitivë në mes të kësaj situate pandemie dhe i falenderoj ë fansat për mbështetjen e tyre duke thënë se mezi presin të rilidhen sërish.

‘Faleminderit për përkrahjen, frymëzimin dhe përkushtimin tuaj për të mirën në botë’.- shkruhej në postimin e dyshes.

Në postimi e bërë në background-in e blusë mbretërore dhe të firmosur nga Harry dhe Meghan shkruhet:

“Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këto momente duket jashtëzakonisht e brishtë.

Megjithatë, ne kemi besim që çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë të bëjë një ndryshim- siç shihet tani në botë, në shtëpitë tona, në komunitetet tona dhe tek ata në vijën e parë- se mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin së bashki për t’u ngritur lart.

Ajo që është më me rëndësi tani është shëndeti dhe mirëqënia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për sa më shumë probleme që janë shkaktuar si rezultat i pandemisë.

Ndërsa të gjithë gjejmë rolin tonë për këtë ndryshim global, ne po përqëndrohemi edhe te ky kapitull i ri i jetës sonë për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë.

Edhe pse nuk do të mund të na shihni këtu, puna jonë vazhdon.

Faleminderit çdo komuniteti për mbështjetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për një botë më të mirë. Ne mezi presim të bashkohemi sërish. Keni bërë një punë të paqme.

Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin.

Harry dhe Meghan.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF