KreuBusull

Në faqe të parë të “La Republica”/ Shqiptarja Ornela me kolegët mjekë nga kontinentet e tjera!

Prestigjozja “La Republica” ja ka kushtuar faqen e parë të gazetës, katër mjekëve nga katër shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, si shenjë falenderimi për solidarizimin që vendet e tjera patën me Italinë në këto ditë të vështira që po kalon për shkak të Covid-19.

E përditshmja i kushtoi një artikull të gjatë plot tone falenderimi vendeve të ndryshme që nuk nguruan të ndihmonin Italinë me mjete mjekësore dhe staf bluzash tê bardha, në një kohë kur viktimat kanë arritur në 10.500

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremonës. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela, Iolanda dhe Chiara”,- shkruan ndër të tjera “La Repubblica” në artikullin falenderues.


Kujtojmë që fundjavën e kaluar Shqipëria dërgoi 30 mjekë e infermierë vullnetarë në Itali, për t’u ardhur në ndihmë kolegëve italianë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF