KreuStil Jetese

Për ditëlindjen e saj, Eneda Tarifa thyer rregullat e izolimit për surprizën e miqve

Këngëtarja Eneda Tarifa ka festuar dje ditëlindjen e saj. E ndodhur në karantinë dhe e izoluar në shtëpinë e saj, artistes nuk i kanë munguar urimet dhe surprizat për aq sa lejon situata pandemike e Covid-19.

Në një intervistë për “News 24”, Eneda tregoi si po e kalon këtë ditëlindje dhe ditët e izolimit krah të bijës dhe prindërve të saj.

Këngëtarja zbuloi se dhuratën e parë për ditëlindje e mori nga mamaja e saj në orën 00:00 një kek me arra dhe fruta të thata si në kohët e vjetra. Po ashtu nuk munguan dhuratat dhe nga e bija. Një episod të bukur tregoi ajo teksa miqtë e saj i sollin lule poshtë pallatit të saj dhe ajo doli me maska dhe doreza për t’i marrë. Po ashtu ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga kolegët, të afërmit, fansat.

“Për mua është një ditë e bukur. Mami në orën 12;00 më bëri një kek me arra dhe me fruta të thata si qëmoti.

Sot në mëngjes u zgjova me qindra mesazhe, të afërm, kolegë. Ka qenë një video nga miqtë një nga dhuratat më të bukura në këto ditë.

Lulet mi sollën pikërisht këta miq dhe shokë. E nxorrën nga dheu, theva rregullat dhe shkova tek shkallët, me doreza dhe maskë.lg.php.gif

Qoftë një kujtim i largët edhe kaloftë sa më shpejt për të gjithë ne, se nuk është vetëm e jona por e gjithë botës. E kalofshim sa më bukur.lg.php.gif

Përditshmëria është e thjeshtë, çohemi vonë. Nuk çohemi sikur vajza ka shkollë. Hamë mëngjesin, marrim detyrat online. Vajzën e kam në klasë të parë. Bëjmë ndonjë lojë, pimë kafe me prindërit.

Për mua ka qenë periudhë shumë e mirë, se unë kam gjithë jetën pa gjumë. Mami kujdeset për ushqimin, vitaminën C. Ne të dyja merremi me detyrat.

Po e kalojmë shumë mirë shumë qetë. Nuk kemi nevoja të jashtëzakonshme për të dalë. Nuk kemi arritur në pikën e të mërziturit.

Do të qëndrojmë aq kohë sa të duhet, për të qenë të ruajtur nga kjo pandemi e pazakontë dhe kam përshtypjen se nuk do jetë e fundit. Duhet të përshtatemi me çdeo kusht që na përshtat jeta.

Nëse e gjen çelësin në shtëpi, filma, foto, të lexosh libra se tani kjo vjen duke u ulur. Njerëzit kanë reflektuar dhe kam dëgjuar njerëzit që i janë rikthyer librit. Është një det i madh që na ka ardhur prej qetësisë. Jam munduar të krijoj në kushtet e shtëpisë, kemi bërë Mario Dedën dhe Saimir Çilin nja dy këngë live. Me Saimir Çilin këngë për mjekun dhe ja dedikuam atyre. Kjo është detyra jonë. Po I bëjmë, qetësinë po e rifitojmë. Të kalojë dhe të ikim nëpër plazhe dhe të kuptojmë se këto të mira që kemi t’i ruajmë fort dhe të falenderojmë zotin.

E para që kam anuluar shumë data private, aktivitetesh dhe koncertesh. Biznesi ku unë punoja është pezulluar, dhe artistët dhe këngetarët janë më të goditurit nga kjo situatë. Do t’ja dalim. Po merresha me një këngë të re, me dy video- klipe të reja. Për dy këngë të reja që i kam gati dhe pranvera do më gjente me dy- videoklipe dhe isha në një fazë prodhimtatrie.

Mesazhi im është bëni durim, ditë më të mira do të vinë. I falenderoj të gjithë që më ndjekin. Janë mirënjohës për atë që bëj. I dua pa fund. Kemi kohë të mendojmë të gjithë nga pak. Me shumëdashuri dhe qetësi do ta kalojmë duke pasur në mend edhe këshillat e masat. I falenderoj të gjithë për urimet.”- tha Eneda Tarifa.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF