KreuCelebrity

Stilisti Alviero Martini: Ja pse unë ndihem shqiptar!

Ai është një dizajnerët më të sukseshëm italianë të pas viteve 90′!

Alviero Martini është kthyer edhe ndër stilistët e preferuar për shqiptarët, duke qenë se prej vitesh operon sukseshëm edhe në tregun shqiptar.


Vetë stilisti 70 vjeçar ishte ‘i ftuar’ nëpërmjet një lidhje Skype në programin ‘Ftesë pa 5’ me Bieta Sulon, ku rrëfeu nga karantian e tij në Milano se si një stilist aq i njohur po e përjeton izolimin në shtëpi.

I ndodhur në karantinë prej 25 ditësh, Alviero tregoi se duke qenë se nuk e ka zonjën që i mirëmban shtëpinë, është i detyruar që të bëjë vetë punë shtëpie dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditën tha ai.

Nē një pikë të bisedës stilisti i njohur u shpreh se e pranoi me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në një program shqiptar, pasi edhe ai thotë gjithmonë se ndihet pak shqiptar.


Zanafilla e ‘të ndjerit shqiptar’, tek Alviero daton që herët, kur ai ende nuk kishte ardhur në jetë. Babai i tij ka qëndruar në Shqipēri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe krijoi miqësi me një prift shqiptar.

Prifti i kishte thënë të atit të stilistit se nëse një ditë do të bënte një djalë, emrin t’ja vinte Alviero. Dhe ashtu ndodhi. Zoti Martini, në shenjē vlerësimi për miqësinë me shqiptarin, e quajti të birin pikërisht Alviero.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF