KreuCelebrity

Tjetër njoftim për lejedaljet, ja c`ndodh nesër!

Nga dita e hëne hyri në fuqi një rregull i ri në vazhdën e masave te rrepta të izolimit si mënyrë për të frenuar përhapjen e CoVid-19. U vendos që nga çdo familje në Shqipëri do të autorizohet vetëm një person që të dalë nga banesa dhe të bëjë furnizimet e nevojshme, ndërsa të gjithë të tjerët do të ndëshkohen nëse kapen pa “Leje Daljen”.

Por portali E-albania ka pasur probleme me aplikimin për leje-daljet për pazare. Për këtë kryeministri Edi Rama tha se ka pasur një problem koordinimi mes E-albanias dhe kompanive celulare. Problem që sipas tij tani është rregulluar.

Për shkak të këtij problemi, policia sipas tij nuk është treguar e rreptë, por që nga nesër, asnjë shkelës nuk do të tolerohet.“APLIKACIONI PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR PAZAR ËSHTË PLOTËSISHT FUNKSIONAL. NGA NESËR, NUK KA MË KËSHILLIME PËR SHKELËSIT!”- shkruan Rama.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF