Ministrja e Arsimit Besa Shahini: “Do ta mbyllim këtë vit akademik”

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpjeguar në një lidhje në emisionin “Opinion” se çfarë do të ndodhë me përfundimin e vitit shkollor, veçanërisht për maturantët.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Ministria e Arsimit parashikon që nxënësit të kthehen në shkolla në Prill, Shahini u shpreh:

Unë shpresoj që do kthehemi në shkolla para se të bëjmë provimet kombëtare dhe ta mbyllim këtë vit akademik. Kemi parë dhe modelet e vendeve të tjera, Gjermania dhe Franca nuk i ka anuluar provimet kombëtare. Anglia dhe SHBA  ka bërë anulimin e provimeve kombëtare sepse atje i mbyllin më herët provimet, në fund të Prillit. Ne do shohim si do jetë situata nga javë në javë dhe në momentin që Task forca vendos, që është e sigurt të kthehemi ne do të kthehemi aty ku e kemi lënë, të vijojmë aq sa është e mundur përmbajtjen aty ku kemi ngelur dhe ta mbyllim këtë vit shkollor. E rëndësishme është që ky vit do të përfundojë, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse nuk duam të penalizojmë nxënësit ose studentët tanë duke e përsëritur edhe një herë vitin. Por natyrisht nëse kjo nuk është e mundur ne do marrim masat që ta mbyllim vitin”.

Ndërkaq ministrja ka shpjeguar edhe mënyrën se si po zhvillohet mësimi online në Shqipëri dhe se çfarë do të ndodh me provimet e maturës.

Mësimi online po funksionon për aq sa është e mundur dhe po performon më mirë nga sa e kishim menduar. Mësuesit janë në kontakt me nxënësit, për aq sa u lejon teknologjia. Mësuesit me aq sa është e mundur po bëjnë jo vetëm përsëritjet, por edhe tema të reja. Ne do të kemi shumë kujdes që në temat e povimit të maturës të mos vendosim pyetje për të cilat nuk jemi të sigurt që janë zhvilluar si duhet. Porosia ime për maturantët është:  mos u shqetësoni do të pyeteni vetem për leksionet që keni marr ndër vite me mësuesit tuaj”, tha Shahini.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article