Pse – të e Dr. Gerës

Gjatë këtyre ditëve të karantinës, në mënyre pothuajse të pavetëdijshme, teksa skicoj mbi letër tiparet e një fytyre, i kam bërë shpesh vetes një pyetje: Pse e zgjodhe këtë profesion? Duke e ndjekur me shumë kujdes skicën, e përhumbur në të si një fëmijë i lumtur që ngazëllehet me vizatimin e tij, mahnitem akoma edhe më shumë me anatominë, strukturën, shkencën ekzakte mbi të cilën ne jemi ndërtuar. Është e jashtëzakonshme të mendosh se sa në detaje dhe perfeksion është ndërtuar trupi i njeriut. Trupi i njeriut dhe mënyra se si funksion ai janë një mister i vërtetë. “Ja pra Gera, kjo është arsyeja pse zgjodhe të bëhesh mjeke.”

• Të eksplorosh pafundësisht në misteret e trupit dhe shpirtit njerëzor, sepse të jesh mjek do të thotë, jo vetëm të jesh një profesionist i mirë, por edhe njeri i mirë me shpirt të madh dhe human.

• Të njohësh e të mahnitesh çdo ditë e më tepër mbi universin që ndodhet brenda nesh, sepse gjatë viteve të fakultetit dhe përvojës individuale në punën e përditshme, përveç njohurive të shumta fiton edhe një farë intuite për të kuptuar qenien njerëzore.

• Referuar faktit se kirurgjia plastike është një kombinim i fortë mes aftësive profesionale të mjekut, artit, shpirtit dhe mendjes së tij, më nxiti të zgjedh kirurgjinë plastike.

 Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, në fakt thelbi i pyetjes sime është se ku jam e pozicionuar unë në këtë situatë?

Është Mars 2020 dhe COVID-19, pandemia që ka mbërthyer botën, nuk është diçka e pa dëgjuar më parë. Bota ka njohur pandemi si kjo që po kalojmë në periudha të ndryshme.

Ka vetëm një ndryshim, bota sot është më e evoluar dhe më e fortë për tu përballur me to, ne mund të shkruajmë dhe diskutojmë me njëri tjetrin rreth saj në rrjetet sociale 24 orë/ 7 ditë, madje të arrijmë deri aty sat ë thurim teoritë tona mbi këto dukuri, në fakt të mirënjohura dhe të mirëpërcaktuara në fushën e mjekësisë e veçanërisht në atë të shëndetit publik.

 E përtej gjithë kësaj, kjo nuk e bën situatën në të cilën ndodhemi më të lehtë për tu përjetuar, përkundrazi ka krijua një krizë të tmerrshme shëndetësore, shpirtërore, mendore dhe financiare. Por edhe ketu në mes të kësaj krizë mjekësore botërore, pyes veten cfarë po bëj unë?

 Sportistët e marrin adrenalinën nga fitoret, ndërsa ne mjekët e marrim nga ideja e të qenit të dobishëm për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të gjithësecilit.

Cili është kontributi im?

Sa e dobishme është kirurgjia plastike në këtë situatë?

Kë ndihmon, për cfarë?


Kolegët e mi po intubojnë pacientët, ndërkohë që unë skicoj. Në fakt, po skicoj, po lidhem çdo ditë me pacientët e mi dhe jo vetëm, po u përgjigjem pyetjeve të shumta që ata bëjnë, po i ndihmoj sado pak ta duan dhe të ndihen mirë me veten në koto ditë izolimi, po lexoj, po mundohem të azhornoj njohuritë e mia, me qëllim përmirësimin dhe perfeksionimin e teknikave që përdor.

 Më vjen në mendje një qëndër spitalore në Zvicër me një sallon bukurie vetëm për pacientët.

Në mjekësi ekziston një fenomen që quhet “lipstick sign”, është ai momenti kur një pacient i shtruar në spital fillon të lyhet me buzëkuq (ose të rruhet, ose të krehë flokët, sipas rastit). E dëgjova për herë të parë këtë term, gjatë turneve të mia si specializante e kirurgjisë plastike ne Los Angels, kjo ishte një mënyrë për të parashikuar se kush do të shkonte në shtëpi atë ditë. Me kalimin e kohës kam vërtetuar se çuditërisht ky është një sinjal i saktë, i cili na tregon se një pacient po përmirësohet dhe po ndihet më mirë.

 Pastaj kujtoj ciklin e onkologjisë, se sa shumë rëndësi i jepnin mjekët aty vetëkënaqësisë dhe vendoshmërisë së pacientit. Pastaj me rikthehen të gjithë frazat e shkëputura të profesorëve tanë të nderuar, të cilët në një mënyrë apo një tjetër, e vlerësojnë shumë mënyrën se si ndihet pacienti, moralin, energjinë, forcën e brendshme, vetëbesimin e tij.

Mjekësia nuk është vetëm zemër dhe tru; mjekësia është dhe shpirt, mendje, emocion. 

Jam e lumtur që kirurgjia plastike i kombinon këto. E vërtetë, kirurgjia plastike nuk shpëton jetë në vijën e parë, por i jep jetës një dimension të ri. Ndryshime të vogla bëjnë diferencën, ushqejnë shpirtin dhe mendjen e pacientit dhe rrjedhimisht përmirësojnë cilësinë e tij të jetës.

Dëshira për këto ndryshime lind pikërisht në ato momente kur ndihemi monotonë, kur kalojmë periudha të vështira, kur duam t’i japim nuanca të bukura jetës tonë, kur duam të ndihemi mirë me veten e ta duam atë, kur duam të shpërndajmë energji dhe pozitivitet, kur duam të ndihemi të gjallë dhe të lumtur, kur duam të ndihemi të realizuar brenda kornizës së dëshirave dhe imagjinatës sonë, e thënë ndryshe “self – growth”.

 Babai im shpshherë, qoftë edhe në heshtje ma vë në dukje, se orët e tejzgjatura të punës me pacientët e mi, po më ezaurojnë dhe se është e pamundur të jesh e arritshme për pacientët 24 orë në 7 ditë të javës. Por thellë thellë edhe ai e di mirë, se kënaqësia që unë mar, teksa ndihmoj pacientët të ndihen më mirë emocionalisht dhe të jenë në paqe me veten dhe të tjerët më përmbush mua si person dhe më fal një kënaqësi të papërshkrueshme. 

Tashmë kam nisur konsultimet virtuale on line (pa pagesë) me pacientët e mi, si edhe me persona të tjerë të interesuar, me qëllim kthimin e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që ata bëjnë dhe dhënien e informacionit për procedurat, produktet që përdorim dhe ndërhyrjet që duan të bëjnë. Kjo është një mundësi e mirë shpëtimi nga ky realitet që po jetojmë dhe që ne e quajmë karantinë. Jam shumë e entuziazmuar për këtë, pasi më mungon shumë puna ime.

Deri tani kam kontaktuar me shumë pacientë, të cilët po e përjetojnë karantinën në mënyrë të ndryshme, por emëruesi i përbashkët ështëstresi me doza të lartë, madje disa prej tyre janë shprehur se po kalojnë herë pas here momente depresive, duke mos qenë të sigurt se kur do të mbarojë e gjithë kjo. Takimet tona virtuale kanë shërbyer për të rikthyer qetësinë dhe besimin se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se çdo dëshirë e tyre për të përmirësuar pamjen mund të realizohet. Duke qëndruar gjithë ditën në shtëpi marrëdhënia me pasqyrën sa vjen e bëhet më konfliktuale, sepse ne fillojmë të vërejmë me imtësi difektet apo shenja lodhjeje apo plakjeje në fytyrë. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e pacientëve të mi, gjatë këtyre konsultave individuale më kanë komunikuar, se dëshirojnë të eleminojnë apo zbusin rrudhat e formuara në ball, sidomos rrudhat e theksuara midis dy vetullave, për shkak të mimikave të shumta të fytyrës gjatë qëndrimit në shtëpi, dëshirojnë të heqin rrathët e zinj poshtë syve, njollat kafe në fytyrë, të mbushin mollëzat, sepse në këtë mënyre edhe pa make up fytyra ka dritë dhe theksohen më shumë tiparet.

Edhe pse shpesh herë e lodhshme, e gjithë kjo çfarë bëj, më entuziasmon, kur shoh që pacientët e mi janë të gjithë të kënaqur pas këtyre konsultimeve dhe se marrëdhënia ime me ta është magjike, sepse arrijmë të gjejmë gjithmonë zgjidhjen e duhur për tu ndjerë më mirë, e për ta dashur më shumë veten tonë.

 Pak e nga pak po zbuloj sekretin e kombinimit të anatomisë, artit, shpirtit dhe mendjes dhe me shumë përulje do e vë gjithmonë në shërbim të mirëqënies së pacientëve të mi, të cilët në këtë kohë po tregojnë qytetari dhe po respektojnë të gjitha rregullat e diktuara nga kjo situatë.

E rëndësishme për ta është të ndihen mirë me veten dhe besimplotë e me kurajo t’i  buzëqeshin asaj çka reflektohet e perceptohet përpara pasqyrës, sepse unë dhe kolegët e mi jemi përherë këtu për t`i dëgjuar dhe kujdesur për ta.

Kjo më frymëzon. 

Ja pse kam zgjedhur kirurgjinë plastike, sepse të bësh një pacient të ndihet mirë me veten dhe të rrezatojë lumturi është frymëzuese dhe emocionuese.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article