KreuStil Jetese

Përlotet nē emision; Adelina Tahiri rrëfen humbjen e njeriut të afërt nga koronavirusi

Këngëtarja Adelina Tahiri foli në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan pasditen e së mërkurës.

E izoluar prej 3 javësh me bashkëshortin dhe djalin e vogël në shtëpinë e tyre në Shkup, Maqedoninë e Veriut, këngëtarja u shpreh ditët e fundit kanë humbur një mik të familjes, shokun e bashkëshortit si pasojë e infektimit nga virusi.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos bëhen egoistë, por të mendojnë dhe për të tjerët.

Ne në izolim jemi që tre javë të plota mund të them, jemi 1 javë më parë se të tjerët sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet. Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virusi. Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë”- tha Tahiri

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF