KreuBusull

Koronavirus i merr jetën komedianit të njohur!

Koronavirus i merr jetën komedianit të njohur!
Fatkeqësisht Covid-19 është shtrirë në pothuajse gjithë botën, duke marrë jetë të njohurish e të panjohurish.

Komediani i njohur britanik 78 vjeçar Edward Hugh McGinnis, është viktima e radhës ndër emrat e njohur që u shuan për shkak të Covid-19.

Në fakt, komediani skocez që është i njohur me emrin e artit Eddie Large ishte shtruar në spital për shkak të një infarkti, por aty fatkeqësisht ai u infektua me Coronavirus gjë që rezultoi fatale për jetën e tij.

Lajmin e hidhur e ndau djali i tij Ryan McGinnis ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai shkruan:

“Babai im ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi. Ai kishte vuajtur nga infarkti i zemrës dhe për fat të keq, ndërsa ishte në spital, kontraktoi koronavirusin, dhe zemra e tij për fat të keq nuk ishte aq e fortë sa ta luftonte”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF