KreuStil Jetese

Biznesmeni Samir Mane: “Shqipëria në ditët më të këqija” Ja çfarë pritet të ndodh me çmimet dhe bizneset

Biznesmeni Samir Mane thotë se Shqipëria kurrë nuk ka qenë në situatë kaq të rëndë ekonomike, duke shtuar se në fakt jemi përballe një krize globale dhe ndikimet nga bizneset e mbyllura dhe uljet së kërkesave për blerje do të përjetohen edhe në muajt në vijim.

Por Mane garanton se nuk do të ketë probleme me furnizimin me ushqime.

Në një lidhje për Opinion, ai iu përgjigj disa pyetjeve, ku bën edhe parashikimet e tij.

Mane: 55% e punonjësve janë në punë, pjesa tjetër në shtëpi, në pamundësi për të punuar se qendrat tregtare janë mbyllur, pra kaq kemi në shtëpi.

I paguani?

Mane: Të gjithë janë paguar deri tani, kemi shqetësim të madh si të bëjmë të mundur si të mos heqim asnjë nga puna në këtë periudhë të vështirë.

-Rrezikon një kompani si e juaja të mos mbajë në punë?

Mane:Po janë po aq shumë të rrezikuar, madje edhe më shumë se të bizneset të mesmet e të voglat. Puna jonë e përditshme është si të bëjmë të mundur që të gjithë punonjësit të marrin pagat, dhe të mos heqim asnjë. Deri në qershor të vitit tjetër do kemi të mundur që me financat tona të mos heqim asnjë nga puna.

-Kompanitë e mëdha shqiptare, sa kohë mund të rezistojnë në këtë emergjencë, kush është limiti?

Mane: Varet nga industria, kompanitë por padyshim që ka kompani që nuk mund të mbyllin dot as prillin sepse të ardhurat nuk mundësojnë pagesa jo vetëm të punonjësve por edhe shpenzime të tjera, ka kompani që kanë mallra me datë skandece me një muaj dhe ai mall nuk bën dhe kompania falimenton, kompanitë e mëdha mund të kenë nga një muaj në 4-5 por ka që rezistojnë edhe me gjëtë.

-Si është situata me furnizimet?

Mane: Unë mendoj që ka mjaftueshëm për 3- 4 muaj pa asnjë problem, importi varet nga kufuzimi që vejnë vendet e tjera, ka që kanë vënë barrier por pjesë më e madhe akoma nuk kanë vënë, shpresoj situata të jetë e tillë. Nuk shoh problematikë në këtë aspekt.

-Do rriten çmimet?

Mane: Varet nga tregu mund të rriten nga ndryshimi i kursit të euros, nga furnitorët e huaj, Itali, Holandë dhe këto do reflektohen edhe në tregun shqiptar.

-Sa mund të rriten?

Mane: Efektivisht asnjë nuk e di, por padyshim që nëse çmimet do rriten në Europë, për shkak disa do shkojnë edhe drejt  falimentimeve, edhe këtu do rriten, por mund të ketë edhe ulje për mbiprodhim dhe ulje të kërkesave. Televiziorët psh do ulen çmimet se s’ka shumë kërkesa.

-Mund të rritet papunësia?

Mane: Nuk do i shpëtojmë dot trendit, do ketë edhe papunësi. Nëse kerkesa bie në perëndim do ketë efekt në Shqipëri.

-Si duket Shqipëria ekonomikisht në këtë moment? Si do dali nga kriza?

Mane: Mendoj se është kriza më e madhe e thellë që sapo ka ardhur, nëse bizneset mbahen mbyllur me një muaj do ketë efekt 18 muaj, pra do duhen 18 muaj për ta rikuperuar në masën e madhe. Por do ketë efektet e veta sepse mungojnë sistemet zinxhir të ekonomisë. Shitja e produkteve do mungojë. Pra në këtë moment jemi në ditët më të këqija mesa mbaj mend. Është krizë globale, kudo. Efektet do jenë edhe me të mëdha në ditët në vazhdim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF