KreuStil Jetese

Dr. Arjan Harxhi këshillon: Ja çfarë të konsumoni këto ditë!

Ai ka preferuar të qëndrojë në frontin e luftës, aty ku pacientët kanë më shumë nevojë për të. Arjan Harxhi infeksionisti i njohur, i ka patur të rralla daljet televizive, ndonëse këshillat dhe sugjerimet e tij janë tejet të vlefshme për publikun.

Këtë pasdite, Dr Harxhi ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc News, për të folur rreth situatës së Covid-19 në vend. Dr Harxhi tregoi se ndonëse situata nuk paraqitet shumë alarmante në vend, distancimi social dhe respektimi i rregullave vijojnë të jenë masa shumë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të virusit.

Sa i përket teorive që kemi dëgjuar këto ditë si përshembull; vaksina e turbekulozit që Shqipëria ka në protokollin e vaksinave të detyruara, mund të na mbrojë nga Covid-19; apo konsumimi në masë i Vit.C ndikon në parandalimin e infektimit, doktori u shpreh se ende asgjë nuk është vërtetuar shkencérisht dhe ai vetë nuk i beson shumë këtyre teorive.


“Një gotë me portokall të shtrydhur nē ditë është mëse e mjaftueshme për nevojat e organizmit. Por në vend të vitaminave, ajo që unë do të sugjeroja fort është përdorimi i probiotikëve, më shumë se çdo gjë tjetër”; tha Harxhi!

Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve, veçanërisht nëse prodhohet në mënyrë natyrale me qumësht dhie, nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet dhe domatet

Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF