KreuStil Jetese

Ish-bosi i Formula 1, baba në moshën 89-vjeçare!

Ish-bosi i Formula 1 Bernie Ecclestone do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 89 vjeçare me bashkëshorten e tij Fabiana Flosi.

Biznesmeni miliarder, i cili aktualisht ndodhet në fermën e tij afër Sao Paul, në Brazil për shkak të krizës së koronavirusit, thuhet se po përgatitet të mirëpresë djalin e tij të parë në korrik.

Z. Ecclestone, tashmë gjysh i pesë nipërve e mbesave, konfirmoi për gazetën zvicerave “Blick” se ai dhe gruaja e tij 44-vjeçare janë duke pritur një fëmijë

Pjesëtari j ri i familjes, i cili do të lindë jo shumë para ditëlindjes së 90-të të Ecclestone në tetor, do të jetë fëmija i tij i katërt. Ai gjithashtu ka tre vajza: Deborah, 65 vjeç, me gruan e tij të parë Ivy Bamford; Tamara, 35 vjeç dhe Petra, 31 vjeç, me gruan e tij të dytë Slavica Radic.

Ish-shefi i Formula 1 u martua me drejtoreshën braziliane të marketingut Flosi në 2012-in – tre vjet pasi u nda nga modelja kroate Radic.

“Si të gjithë prindërit, ne kemi vetëm një dëshirë: që fëmija të lindë i shëndetshëm,” tha nëna në pritje. “Shpresojmë se ai nuk do të shprehë kurrë dëshirën apo qëllimin që të ketë të me Formulën 1.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF