KreuArt

Ndahet nga jeta ikona e muzikës ‘soul’!

Bill Withers i njohur për dhjetëra hite të muzikës ‘soul’ është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, si pasojë e disa problemeve me zemrën.

Artisti i njohur ka kēnduar  “Ain’t No Sunshine”, “Lovely Day”,  “Lean on Me” e shumë hite të tjera të cilat i kanë dhënë njē tjetër dimension muzikës soul.

Lajmin e ndarjes nga jeta të artistit e ndanë familjarët e tij të cilët nëpërmjet një statusi të ndjerē lajmëruan fansat, miqtë dhe të njohurit e Bill për humbjen e madhe.


“Jemi të shkatërruar nga humbja e bashkëshortit dhe babait tonë të dashur dhe të përkushtuar. Një njeri i vetmuar me zemër të madhe që kërkoi të lidhej me botën përmes muzikës dhe poezisë. Në këto kohë të vështira, lutemi që muzika e tij të na ofrojë qetësi dhe të na mbajë të lidhur fort me të afërmit.; shkruhet në postim

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF