KreuStil Jetese

Shkodër/ 12 raste të reja me koronavirus në vetëm pak orë

Shkodër/ 12 raste të reja me koronavirus në vetëm pak

Një shifër e frikshme na vjen nga qyteti i Shkodrës ku nga 15 teste të bëra sot për Koronavirus kanë rezultuar 12 persona pozitiv.

Të gjithë janë pjesëtarë të familjes së dy rasteve të infektuara që dolën së fundmi në lagjet Kiras dhe në Dobrac.

Për dy rastet e komfirmuara në mesditë, bëhej fjalë për një 65-vjeçare nga Kirasi dhe një burrë 55 vjeç nga Dobraçi.

65-vjeçarja humbi të shoqin dy javë më parë dhe ceremonia mortore është mbajtur sipas zakonit, kjo gjë mendohet se mund të ketë sjellë edhe infektimin e të moshuarës.

Kurse, 55-vjeçari mendohet se ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF