“Doja të blija një shtëpi, ai ishte ndërtuesi”: Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë si u njoh me bashkëshortin!

Alketa Vejsiu është shumë diskrete kur vjen puna tek familja dhe detajet rreth njerëzve të dashur në jetën e saj, moderatorja ka preferuar t’i kursejë.

Si rrallëherë Alketa ka treguar për njohjen me bashkëshortin e saj Ardin, me tē cilin është e martuar prej 15 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Vejsiu ka rrëfyer detajet e njohjes me dashurinë e jetēs sē saj, për një media italiane ku moderatorja është shprehur:


“E kam njohur kur kisha vendosur të bleja një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe në atë periudhë dhe bëja dy punë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit, që kasha zgjedhur për prindërit. Lashë një takim. Mbaj mend që ai hoqi syzet dhe unë pashë ato sytë e kaltër që të bënin të çmendeshe. Për nëntë muaj deri në pagesën e parë, nuk ndodhi asgjë, por më pas ndodhi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë. Historia e jetës sime,”– është shprehur Alketa Vejsiu.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article