E fundit: Shënohet një tjetër viktimë nga Koronavirus në vendin tonë!

Ministria e Shëndetësisë raporton se një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin Infektiv.

E ndjera me inicialet S.D ishte shtruar prej katër ditësh në spital, ndërkohë që vuante dhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si; artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article