KreuCelebrity

Florian Binaj i zhgënjyer nga programi i Top Channel: Promovon antivlerat!

Ndonëse ai nuk e ka përcaktuar për cilin program bëhet fjalë, s’do mend që Florjan Binaj nuk i ka pëlqyer aspak prurja më e re e Top Channel që nisi të transmetohej mbrëmbjen e së premtes.

“Aventurierēt” është një reality-show që ka si protagonistë disa të rinj shqiptar që për disa javë do t’u duhet të jetojnë në një shtëpi dhe do të zhvillojnë aventura dhe sfida të ndryshme me njëri tjetrin

Puntata e parë, (që pati alkool, e fjalor banal) duket se e ka indinjuar Binajn, i cili ndonëse programi transmetohet në televizionin ku edhe ai vetë punon, nuk ka ngurruar të shfaqë pakënaqësitë dhe indinjatën e tij.


“TV duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orjentimi dhe frymëzimi…Sot u zhgënjeva jashtmase nga 1 program që po jepet në TV ku punoj…Dëshpërim që sot në TV promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye.”; ka shkruar Flori në një postim në story.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF