KreuStil Jetese

Pink dhe djali 3-vjeçar infektohen me koronavirus!!!

Artistja e njohur Pink ka zbuluar se ajo dhe i biri 3-vjeç Jameson kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Këngëtarja 40-vjeçare- emri i vërtetë i të cilës është Alecia Beth Moore- publikoi në Instagram një foto të ëmbël me të birin bashkë me një shkrim të gjatë përpara se të sulmonte qeverinë amerikane për mungesën e testeve.

Ajo e nisi shkrimin e saj me fjalët: “Dy javë më parë djali im 3-vjeçar Jamesond he unë nisëm të kishim simptomat e Covid-19. Fatmirësisht mjeku im kishte akses te teste dhe ne mundëm ta kryenim testimin që rezultoi pozitiv. Familja ime gjendej e izoluar në ato momente dhe vazhduam kështu sdhe për 2 javët e ardhshme duke ndjekur këshillat e mjekut tonë. Vetëm pak ditë më parë dhe ribëmë testet sërish dhe fatmirërisht rezultuam negativ”-, tha Pink para se të kritikonte qeverinë.

“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.

Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë. Njerëzit duhet të dinë se sëmundja prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe ne duhet ta bëjmë testimin falas dhe më të arritshëm për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona.”

Artistja tregoi se ajo ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 prej të cilave për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF