KreuStil Jetese

Në shtëpinë e zhurmshme por të ëmbël të Ilva Tares; Melody dhe Thomas një mesazh zemrash për mjekët

Ilva Tare nuk ka hequr për asnjë ditë dorë nga detyra e saj në krye të lajmeve të EuroNews Albania edhe pse vendi po kalon ditët e vështira të Covid-19.

Por sapo ‘zhvesh’ uniformën e drejtoreshës, gzetarja e njohur i drejtohet shtëpisë së saj, ku e pret karantina e ëmbël me Melody dhe Thomas, për të cilën mami Ilva është gati për t’i zbavitur e argëtuar ndonëse brenda 4 mureve.

Në një video të postuar vetëm pak minuta më parë në Instagramin e saj, Ilva shihet teksa luan me fëmijët të cilët vizatojnë e ngjyrosin pranë mamit duke kaluar kohë cilësore me të.


Melody dhe Thomas po vizatojnë zemra që ia dedikojnë mjekëve dhe infermierë duke i falenderuar ata që po na ndihmojnë të qëndrojmë të sigurt këto ditë.

Shumë pëlqime e komente kanë ardhur për dy vogëlushët Selami, të cilët janë rritur kaq shumë nga hera e fundit kur i kemi parë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF