KreuStil Jetese

Rama “liron” dorën për pazarin; Ja masat e reja të lëvizjes

Rama “liron” dorën për pazarin; Ja masat e reja të

Kryeministri i vendit Edi Rama ka pasur një komunikim live me publikun mesditën e sotme, ku ka njoftuar edhe masat e reja të lëvizjes.

Kryeministri njoftoi se do të ketë një lëshim në orarin e lejuar për pazar dhe se ai do të rrietet nga 60 në 90 minuta dhe se pazari mund të bëhet edhe me automjetet personale

Gjatë komunikimit Rama ritheksoi edhe njëherë se do të ketë gjobë për ata që shkojnë në punë ndërsa i bëri thirrje biznese e që lejohen të punojnë që mudn të  thërrasin në punë punonjësit e tyre.

Megjithatë, përpos lehtësimit të disa masave që janë ende në shqyrtim, kryeministri sqaroi edhe se masat ndëshkuese për të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me rregullat do të jenë ende në fuqi.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie.

Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e çojmë në 90 minuta, kryerja me automjete private e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, që shkojnë deri në heqje lirie.”- u shpreh Rama.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF