Shkon në 22 numri i viktimave; Ndërron jetë pacienti te Infektivi

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension).

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article