KreuStil Jetese

Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”

I ftuar në emisionin e sotëm “Rreze Dielli” në Report Tv ka qenë i ftuar artisti Kastro Zizo. Ky i fundit ka folur për projektet e tij të fundit në ekran të cilat kanë mbetur pezull për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Kasteo  ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë me emisionin e tij “Late Night Show”, pas largimit nga Ora News.

“Për shkak të emergjencës Covid-19, prioritet i është dhënë informacionit dhe emisionet zbavitëse do të ndërprehen për një periudhë të pacaktuar kohore”-, tha Kstro i ciki u shpreh  se nuk e kupton faktin pse këtyre formateve argëtuese duhet t’i prihet koka.

“Unë sa mbylla kontratën me një media tjetër, diku para një muaji e gjysmë do të filloja transmetimin e “Late Night Show”. Është një format që mua më del natyrshëm dhe e bëj me qejf, por menjëherë ndodhi kjo dhe më shumë iu dha prioritet informacionit dhe jo pjesës argëtuese. Unë prap këtë pjesë nuk e kuptoj dot edhe nga fjalët e kryeministrit në lidhje me gazetarinë apo median që këto kanë prioritet. Në këto kohë nuk e di pse i duhet prerë koka formateve zbavitëse, kur më shumë se kurrë në këtë periudhë duhen ato formate.

Megjithatë iku, kam përshtypjen që menjëherë sa të stabilizohet gjendja, “Late Night Show” do të fillojë këtë sezon apo sezonin tjetër në shtator.”- tha prezantuesi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF