KreuStil Jetese

FORBES: 22-vjeçarja e famshme shpallet miliarderia më e re në botë

Forbes ka publikuar listën vjetore të njerëzve më të pasur në botë dhe sërish në krye të renditjes qëndron Kylie Jenner.


22-vjeçarja e famshme e klanit Kardashian-Jenner ruan kështu kurorën e miliarderes më të re në moshë që e ka krijuar pasurinë e saj vetë, të patrashëguar nga familja.

Jenner fillimisht u vendos në listën e miliarderëve në Mars 2019, më pas ajo ngriti pozitat e saj kur ra dakord të shesë 51% të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics” te Coty Inc. për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, e vlerëson biznesin e saj në rreth 1.2 miliardë dollarë. Kështu paratë epërftuara nga shitja e aksioneve dhe pjesa e mbetur prej 49% e aksioneve të saj e bëjnë Jenner një nga vetëm 2,095 persona në botë me një pasuri dhjetë-shifrore.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF