KreuStil Jetese

Gjesti human; Ja ç’bën stafi i “Opinion” për stafin e spitalit infektiv

Stafi i emisionit “Opinion” ofroi sot drekën për 100 mjekët, infermierët dhe punonjësit sanitarë të spitalit Infektiv, ku po trajtohen të prekurit me Covid-19.

Me në krye drejtuesin Blendi Fevziu, stafi i njê prej emisioneve prime-time më të ndjekura në vend ka bërë sot një gjest human në shenjë solidariteti, mbështetjeje dhe respekti maksimal për bluzat e bardha në punën e tyre të palodhur gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Në pamundësi për të drekuar se bashku, për shkak të kushteve “Opinion” i uroi punë të mbarë të gjithë bluzave të bardha solli dhe një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të mbështesin mjekët e spitalit Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”-,shkruhet në faqen e emisionit.

“Opinion” i ka kushtuar vëmendje dhe hapësirë televize epidemisë së koronavirusit, që prej shfaqjes së tij në vendin tonë.

Tashmë prej disa javësh, programi është fokusuar totalisht tek kjo cështje, duke ndarë informacione utilare dhe mesazhe të rëndësishme për situatën e koronavirusit në Shqipëri, por dhe në botë, përmes zërit të ekspertëve.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF