KreuCelebrity

Karantinën e Eranda Libohovës, po, që e kemi zili!

Ata që banojnë në pallate (dmth unë një prej tyre) me siguri që i kanë zilepsur pa fund këto ditë fatlumët që janë karantinuar në shtëpi private, me oborr, vazo lulesh, apo edhe një bahçe ku të mund të kenë zbuluar edhe ndonjë pasion të ri si përshembull kopshtaria…

Duket se ‘vuajtjet’ a atyre që janë karantinuar në shtëpitë e tyre private, nuk mbarojnë këtu, sepse pasi të kenë mbaruar impenjimet e ditës, me temperaturat që janë më shumë se favorizuese këto ditë, shtrihen gjatë e gjerë, duke bërë banjo dielli.

Eranda Libohova është njëra prej tyre, e cila pērpos ndërprerjes së detyrave profesionale, me siguri ka gjetur mënyra plot si ta kalojë ditën në vilën e saj.

Pasi është vajosur dhe ka marrë një shezllong, Eranda ja nisi plazhit për shtatë palë qejfe në oborrin e saj, në të cilin duket se ka gjelbërim me bollëk.


“Po përpiqem t’i marr më të mirën kësaj periudhe”; ka shkruar këngëtarja përbri fotos ku shihet teksa merr rreze.


Dua të karantintohem në shtëpinë e Erandës!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF