KreuFashion

Brenda, apo jashtë karantine; këtë verë e drejtojnë modën fundet e gjata!

Këto ditë më shumë se kurrë ne ëndërrojmë lirinë, gjëra dhe veshje të bukura dhe shëtitjet e gjata. Ne ëndërrojmë verën; dhe vera sigurisht që do të vijë.

Por ndërkohë, ne vazhdojmë të kujdesemi për veten dhe pamjen tonë, gjithmonë, madje edhe në karantinë. Për ato që pëlqejnë të ndjekin modën, dhe të njihen me përditësimet e trendeve të reja, ju kujtojmë se sugjerimet e stilistëve të njohur, për këtë sezon janë fundet e gjata…


Të dala direkt nga pasarelat e Pranverë Verë 2020 fundet e këtij sezoni janë të gatshme të na japin frymëzimet e duhura për t’i veshur ato (pas karantinës por, pse jo, edhe tani).

Të gjata, të gjera dhe lundruese, ato janë elegant, por edhe shumë më praktike sesa ato që kemi besuar gjithmonë, veçanërisht ato me prerje ‘gipsy’ ose bohenian, veçanërisht nëse vishen me një T-shirt apo këmishë mashkulli për një pamje të lehtë dhe të qetë.


Modelet e fundeve të gjata të shikuara në shfaqjet e modës janë me të vërtetë shumë dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, perfekte për të na dhënë ide të reja për stilimin, për të menduar për blerjet tona të rradhës, por edhe për t’u bërë udhëzuesi i përsosur për funde të gjata që duhen për t’ja shtuar garderobês tonë…

Ose, fare mirë gërrmoni në dollapet e mamave, duhet të gjeni aty ende plot memorandume të viteve 70.

Më poshtë ju paraqesim fundet e gjata të koleksioneve të modës Pranverë Verë 2020 që s’do të doni t’i hiqni nga trupi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF