VIDEO/ Andrea Bocelli përlot botën! Koncert drithërues në Milanon ‘fantazmë’ nga koronavirus

Andrea Bocelli, tenori i madh italian  ka realizuar (ndoshta) koncertin më domethënës dhe ikonë të karrierës së tij.

Në mbrëmjen e djeshme të Pashkëve një koncert mahnitës, u transmetua live në të gjithë botën, si një përpjekje për të dërguar ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19.

Artisti 61 vjeçar ka përlotur shikuesit në mbarë botën, 3.4 milionë e të cilëve kanë ndjekur koncertin e tij “Music For Hope” drejtpërdrejt në “YouTUbe” nga Sheshi i boshatisur “Duomo” i Milanos, ndërsa 12 orë pas moncerti numëroj mbi 23 milionë shikime  në kanalin muzikor.

Ndjekësit të emocionuar nga koncerti e ka ë vlerësuar performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!”

Andrea Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur të në Milanos nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari, Giuseppe Sala, për koncertin e tij të bujshëm “Music For Hope”- Muzikë për shpresë, i shoqëruar nga muzokanti Emanuele Vianelli, ndërsa performonte “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”.

“Në ditën në të cilën ne festojmë besimin në një jetë që triumfon, unë jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem me ‘Po’ ftesës së qytetit dhe katedrales Duomo të Milanos”. Ai shtoi: “Unë besoj në forcën e lutjes së bashku; Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani. Falë muzikës, transmetuar live, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të plagosur të Tokës së plagosur.

Milano bujare, kurajoze, proaktive dhe e gjithë Italia do të jetë përsëri, dhe shumë shpejt, një model fitues, motori i një rilindjeje për të cilin shpresojmë të gjithë.

Do të jetë një gëzim për ta dëshmuar atë, në Duomo, gjatë festimit të Pashkëve i cili ngjall misterin e lindjes dhe rilindjes”.- tha ai në fjalën para nisjes së koncertit.



 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article