KreuStil Jetese

Ciara zbulon gjininë e fëmijës së 3-të me një super video në karantinë

Ciara dhe bashkëshorti i saj Russel Wilson janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku, i treti për artisten.

Pasi zbuloi shtatzëninë në muajin janar, këngëtarja zbuloi pak orë më parë edhe gjininë e bebit në një video fantastike realizuar në kushtet e karantinës.

Përpara se të zbulonte gjininë, ajo i pyeti dy fëmijët e saj se çfarë do të donin të ishte bebushi.

Ciara dhe partneri i saj Russel Wilson janë në pritje të bebushit numër tre. Çifti, do të bëhen prindër të një vogëlushi dhe lajmin e bënë publik në mënyrën më origjinale të mundshme. Djali Future, donte një vëlla e ndërsa Sienna, një motër të vogël.

Pak sekonda më vonë, në ajër shpërtheu ngjyra blu dhe Ciara, bashkëshorti dhe djali u hodhën në ajër ndërsa vogëlushja mbetur e hutuar nga skena.

Ciara dhe Wilson celebruan dashurinë e tyre në 2016-ën. 34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, Sienna Princess Wilson me partnerin Russell dhe Future Zahir Wilburn nga ish-marrëdhënia me reperin Future

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF