KreuStil Jetese

Ndahet nga jeta nëna e Agron dhe Armando Dukës, familja heq dorë nga ritet mortore!

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe vëllai i tij politikan Agron Duka kanë humbur nënën e tyre Vajdien.

Zonja Duka është ndarë nga jeta pasditen e 14 prillit në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë e të rëndë dhe lajmin e hidhur e dha i biri, politikani dhe sipërmarrësi Agron Duka.

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare, e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.”

Humbja e njeriut të shtrenjtë në kohën e pandemisë së Covid-19 ka detyruar familjen Duka të heq dorë nga zakonet, duke njoftuar miqtë e familjarët se të gjitha ritet mortore do t’i zhvillojnë pas kalimit të situatës së izolimit.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF