KreuArt

Piktori i njohur shqiptar vdes nga Koronavirus!

Ai njihet si piktor por edhe si një ndër lobuesit më tê mëdhenj të çështjet kombëtare. Fatkeqësisht Ramiz Llapatinca është ndarë nga jeta si pasojë e komplikacioneve me Coronavirus. Artisti mbylli sytë në New York ku edhe jetonte prej shumë vitesh.

Ramiz nuk e fitoi dot betejën me “COVID-19”, por ai do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, ashtu si dhe në Kujtesën tonë Kombëtare, si një artist dhe patriot i përkushtuar!  Ishte bashhkëthemelues i Shoqatës “Jusuf Gërvalla” në Nju-Jork.
Në galerinë e tij personale ai kishte krijuar profile të spikatura të figurave dhe simboleve tona kombëtare si:Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, heronjtë, si: Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Adem Jashari, apo dhe figura gandiste e presidentit Ibrahim Rugova. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse. Ramizi, së fundi, një kishë në rrethinën e Nju-Jorkut e kishte kthyer në galeri të arteve. Ata  që e njohën  të ndjerin e thirrnin si Rey.

Ramiz Llapatinca u lind në një fshat të rrethit të Therandës, në Kosovë. Gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa shkollën e lartë në Universitetin e Prishtinës, degën e arteve figurative. Më 1976, erdhi në Shtetet e Bashkuara për të thelluar studimet në fushën e artit ku mori magjistraturën në Universitetin Montclair në New Jersey.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF