KreuStil Jetese

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare gazetarja, motra e Armend Rexhepagiq

Violeta Rexhepagiq, gazetare dhe kompozitore e njohur nga Kosova ma ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga Policia e Kosovës, që thonë se e ndjera ështe gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

Violeta Rexhepagiqi ka punuar për vite të tëra në në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve 90′ ishte korrespodente në TV Sky News. Ajo do të mbahet mend për kontributin që dha në fushën e gazetarisë për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Rexhepagiqi u bë e njohur edhe me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta ishte motra e artistit të njohur Armend Rexhepagiq.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF