KreuStil Jetese

“Në maj, kemi lehtësime”, Kryeministri Rama i përgjigjet 3 pyetjeve më të shpeshta

“Në maj, kemi lehtësime”, Kryeministri Rama i

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me qytetarët që kanë punuar në të zezë. Ai ka theksuar se qytetarët e kësaj kategorie duhet të denoncojnë pundhënësin që të përfitojnë, ndërsa shtoi se ata nuk do të largohen nga puna se bëjnë denoncimin, pasi do të mbrohen nga shteti.

Kryeministri tha se gjatë muajit maj do të ketë lehtësime për bizneset si dhe për qarkullimin e automjeteve. Përsa i përketë hapjes së kufijve, Rama tha se do të vijoj procedurat në bazë të masave të shteteve të tjera.

Punonjësit në të zezë?

E di që nuk janë pak, por di që asnjë vend nuk i merr përsipër. Nëse e hap këtë, të mbështesësh këtë kategori nuk ka mekanizës se kush është ai që po thotë të vërtetën dhe kush po gënjën. Nëse unë jam dikush që jam paguar në të zezëm unë i drejtohem Drejtorisë së Tatimeve dhe deklaroj se ku jam paguar. Ne vihemi në lëvizje dhe nuk ushtrojmë tyë gjithë forcën e ligjit për arsye të situatës dhe të regjistroj punëtorin. Nëse ty të vjedh dikush e ti nuk flet. Pra këta njerëz thjesht dhe vetëm të denoncojnë dhe nuk është e vërtet që nëse do e denoncojnë do i heqin nga puna, pasi do të jenë në mbrojtje nga shteti.

Lëvizja e makinave?

Sektori i ndërtimit punon pa pushim, pa orar, po kështu sektori bankar. Për të gjitha bizneset është bërë e qartë që të punojnë dhe me turne. Kjo nuk është një kohë ku gjërat bëhen më të lehta, është një kohë që i bën gjërat më të vështira. Më e rëndësishmja është se gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit. Një makinë që ka shqetësim bën lajm, shqetësime ka pasur ka dhe do të ketë sepse asgjë nuk është perfekte. Nuk i pengon njeri ata që janë me autorizim.

Hapja e kufijve?

Për hapjen e kufijve do të shikojmë se çfarë do të bëjnë dhe të tjerët. Unë besoj që do të jetë një periudhe tranzicioni ku do të ketë lehtësime, dhe për pensionistët që të dalin, do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve dhe në 10-15 e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e mjeteve në mas të gjerë./Opinion.al

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF